Lajmi i fundit

Plagosje me armë zjarri në autostradën Milot-Morinë

Allegri: Kemi 5 pikë më pak se çfarë kishim parashikuar

Allegri: Kemi 5 pikë më pak se çfarë kishim parashikuar

15:30, 01/10/2021

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, pas fitores në Champions League kundër Chelsea, tani mendon për derbin ndaj Torino dhe sot ka folur në konferencë për shtypin.

“Do të jetë një ndeshje e bukur, por ne duhet të fitojmë derbin që të ngjitemi akoma më lart në renditje. Është rasti perfekt, pasi edhe tifozët kthehen në stadium.

Juric po bën një punë shumë të mirë dhe përshtatet me shpirtin që ka Torino. Do të jetë një ndeshje e komplikuar, duhet të kemi durim.

Torino është skuadra që u ka lejuar më pak gjuajtje në portë kundërshtarëve. Kemi 5 pikë më pak se çfarë kishim parashikuar. Duhet t’i rikuperojmë me çdo kusht.

E rëndësishme është të gjejmë një tjetër fitore, që të punojmë të qetë gjatë pushimit të kombëtareve. Duhet të shfrytëzojmë energjinë pozitive të momentit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco