Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Roberto Martinez: Nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Barcelonës

Roberto Martinez: Nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Barcelonës

15:09, 01/10/2021

Barcelona është duke shikuar disa opsione si zëvendësues të Ronald Koeman.

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez është përmendur si opsion për ta zëvendësuar Koemanin në stolin e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Martinez përmes një deklarate për HLN ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë kontakt me gjigantin spanjoll.

“Nuk ka absolutisht asgjë, nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Barcelonës, Dua të përmbush kontratën time me Belgjikën, por shumë gjëra mund të dalin gjatë rrugës”, tha Roberto Martinez.

‘Blaugranët’ pritet që së shpejti të shkarkojnë holandezin shkaku i formës shumë të dobët këtë sezon.

Perveç Martinezit, si opsione për të marrë postin e trajnerit të ekipit nga Spanja po përmenden edhe Xavi e Andrea Pirlo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco