Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Koeman: Duket se jam i shkarkuar, gjithçka do ishte ndryshe nëse Messi...

Koeman: Duket se jam i shkarkuar, gjithçka do ishte ndryshe nëse Messi...

14:47, 01/10/2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman tha në konferencën e sotme për shtyp se është i vetëdijshëm se tifozët po presin që të largohet nga klubi, por gjithashtu thekson se nuk është i gjithë faji i tij që katalanasit po regjistrojnë rezultate të tilla.

"Ekipi nuk është i balancuar për momentin, kishim shumë probleme që në fillim me dëmtimet e lojtarëve, veçanërisht sulmuesit. Kemi nevojë për kohë. Krijojmë raste shënimi, por nuk i shfrytëzojmë. Sinqerisht, rezultatet mund të ishin më të mira, "tha Koeman para se tw shtonte:

"Presidenti Laporta nuk më tha asgjë, por kam sy dhe veshë ... Më duket se jam shkarkuar. E di që puna e çdo trajneri varet nga rezultatet, përfshirë edhe mua", tha Koeman.

Ai edhe një herë theksoi se ishte dakord të vinte në klub në kohën e krizës financiare.

"Të gjithë e dinë që kam rënë dakord të drejtoj Barcelonën sepse e dua klubin. Erdha në një kohë të vështirë për klubin dhe po bëj gjithçka për të qenë i suksesshëm. Momenti më i bukur për mua ishte kur nënshkrova, por e keqja erdhi kur iku Messi. Leo donte të qëndronte dhe shumë lojtarë të mëdhenj do  vinin prej tij, kështu që do të dominonim. Çdo gjë do të ishte ndryshe, "tha Koeman, i cili nuk do të udhëheqë ekipin në ndeshjen e nesërme kundër Atletico për shkak të një kartoni të kuq në ndeshjen e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco