Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Baste të paligjshme, Diego Costa nën rrjetën e policisë braziliane

Baste të paligjshme, Diego Costa nën rrjetën e policisë braziliane

14:06, 01/10/2021

Sipas mediave braziliane Diego Costa, ishi i Atleticos së Madridit dhe Chelseat, i cili që nga muaji i kaluar është rikthyer të luajë në Brazil me fanellën e Atletico Mineiro është nën hetim për pastrim parash, shfrytëzim të basteve dhe pjesëmarrje në shoqatë kriminale.

Në shënjestër të hetuesve kanë përfunduar lidhjet e tij me faqen e basteve Esportenet.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një system criminal të financuar një një futbollist emrin e të cilit nuk e bënë të ditur.

Por ndërkohë sipas medias prestigjioze braziliane Globesporte bëhet fjalë pikërisht për Diego Costën, lajm që gjen konfirmin edhe nga fakti se banesa e tij është kontrolluar nga forcat e rendit në ditët e kaluara. Nga ana e tyre drejtuesit e Atletico Mineiro, kanë deklaruar në një komunikatë se nuk janë në dijeni të fakteve që kanë të bëjnë me lojtarin e tyre, dhe që mund të kenë ndodhur para se ai të arrinte në klub, por sërish pa përmendur emrin e futbollistit. Pas përfundimit të kontratës me Atleticon e Madridit në qershor, Diego Costa firmosi në gushtin e kaluar me Atletico Mineiron, kryesuesen e kampionatit Brazilian, duke shënuar që në ndeshjen e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco