Zyrtare/ Daniel Sturridge rifillon nga Australia, sulmuesi anglez nënshkruan me...

Zyrtare/ Daniel Sturridge rifillon nga Australia, sulmuesi anglez nënshkruan me...

14:14, 01/10/2021

Nëntëmbëdhjetë muaj më vonë, Daniel Sturridge më në fund ka gjetur një klub ku të vijojë karrierën si futbollist profesionist.

 Anglezi ka firmosur me Perth Glory, ekip që luan në Premier League-n Australiane. " Kur u shfaqmundësia, dukej se ishte gjëja e duhur për të bërë, ta çoja talentin tim diku ku mund të kënaqem duke luajtur futboll si dhe të ndihmoj ekipin. Shpresoj të shkoj sa më mirë" , tha lojtari.

Për Tony Sage, presidentin e klubit australian, nënshkrimi me Sturridge është " një nga transferimet më të mëdha jo vetëm në historinë e Perth Glory-t, por edhe në historinë e A-League . Sturridge ishte lojtar i lirë që prej marsit 2020, teksa më parë luante për Trabzonspor. Ai ishte pezulluar për katër muaj për shkelje të rregullave të basteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco