Realizoi hat-trick për Tottenham, Kane hyn në historinë e Ligës së Konferencës

Realizoi hat-trick për Tottenham, Kane hyn në historinë e Ligës së Konferencës

12:34, 01/10/2021

Tottenham fitoi të enjten mbrëma kundër NS Mura në Ligën e Konferencës (5-1). Spurs shënoi dy gola të shpejtë (2-0),  falë Alli dhe Lo Celso, por kur u kthyen nga dhomat e zhveshjes, skuadra sllovene ngushtoi shifrat duke bërë presion mbi lojtarët e Nuno Espirito Santo.

I futur në fushë në minutën e 59-të, Harry Kane ishte autori i një hat-trick në 20 minuta (68, 77, 88), duke hyrë kështu në historinë e kompeticionit. Futbollisti anglez u bë lojtari i parë që shënon hat-trick në Ligën e Konferencës. Kjo ishte mënyra më e mirë për t'ia mbyllur gojën kritikëve, të cilët e kishin vendosur sulmuesin në qendër të akuzave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco