Nuk po e shfrytëzoni si duhet Lukakun, Conte i jep leksione Tuchelit

Nuk po e shfrytëzoni si duhet Lukakun, Conte i jep leksione Tuchelit

12:05, 01/10/2021

Antonio Conte mendon se Chelsea ende nuk e ka kuptuar si ta përdorë Romelo Lukakun, për të cilin londinezët paguan tek Interi 115 milion euro.

Trajneri Italian ka deklaruar për “Sky Sport Italia”: “Nëse keni një qendërsulmues të tillë, atëherë duhet ta përdorni atë. Chelsea ende nuk e ka kuptuar se si ta përdorë atë.

Sezonin e kaluar ata nuk kishin sulmuesi e duhur, kështu që ata u ndryshuan lojtarëve pozicionet.

Romelu është një pikë referimi e vërtetë në sulm. Nëse ata kuptojnë si ta përdorin Lukakun, atëherë mund të bëhen skuadra për t’u mposhtur në Champions League”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco