SKANDAL/ Komisioni hetimor zbulon ndeshjet e boksit në Olimpiadë ishin të fiksuar

SKANDAL/ Komisioni hetimor zbulon ndeshjet e boksit në Olimpiadë ishin të fiksuar

11:45, 01/10/2021

Komisioni hetimor që ishte ngritur për të hetuar duelet e boksit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, i kryesuar nga Richard McLaren (pat hetuar edhe skandalin doping në Rusi), ka arritur në përfundimin se ekzistonte një sistem korruptiv, që alternonte rezultatet e dueleve.

Gjatë asaj Olimpiade, 6 gjyqtarë u përjashtuan direkt dhe më pas u ndalën edhe 4 të tjerë. Ndërkohë që, të paktën 11 sfida të atij turneu u përfolën si të trukuara. “Ai sistem në boks ishte një problem më së shumti i personave që ishin në të, të cilët për shumë kohë vepronin përtej rregullave të këtij sporti”, thuhet në raportin e komisionit hetimor.

Asokohe, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërcënoi për përjashtimin e boksit dhe më pas mori vetë në menaxhim Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA). Në Olimpiadën e këtij viti (Tokio 2020) rezultatet ishin më të mira, pasi pati vetëm dy raste të diskutueshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco