Rikthehet pas 11 vitesh/ Sot, luhet derbi Dinamo - Partizani

Rikthehet pas 11 vitesh/ Sot, luhet derbi Dinamo - Partizani

11:29, 01/10/2021

Java e katërt e Superiores nis me një sfidë mjaft interesante. Në orën 19:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, luhet derbi Dinamo – Partizani, një sfidë që i kishte munguar shumë vite kampionatit tonë.

Edhe në këtë ritakim pas një kohe të gjatë skuadrat vijnë si pretendentë. Dinamo e investuar në financa dhe me një merkato inteligjente për rikthimin në elitë synon menjëherë majat, për Partizanin e Ilir Dajës,me shumë ndryshime nga viti i kaluar por me një merkato të bujshme, objektivi mbetet gjithmonë titulli.

Largësia nga kryeqyteti pritet të mos stepë tifozët, ata blu që aq shumë e kanë pritur Dinamon e tyre në elitë, përballë të kuqve që nuk mund të mungojnë në këtë takim të veçantë

Derbi i fundit mes Dinamos dhe Partizanit në Superiores është luajtur në vitin 2009, ndërsa në Kategorinë e Parë në vitin 2013.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Skendua01/10/2021 12:30

Dy klube te komunizmit, njera e ministrise mbrojtjes tjetra e ministrise se brendeshme,.....,klube muti

Shto koment

Denonco