VIDEO/ Nis puna për rindërtimin e mitikut ‘Anfield’, Klopp ishte i pari që ‘kapi lopatën’

VIDEO/ Nis puna për rindërtimin e mitikut ‘Anfield’, Klopp ishte i pari që ‘kapi lopatën’

10:19, 01/10/2021

Rindërtimi i stadiumit mitik “Anfield” i Liverpoolit  nisi ditën e djeshme, dhe trajneri Jurgen Klopp ishte i pari që mori detyrën.

Klopp ishte i pari që "kapi lopatën”, duke nisur në mënyrë simbolike punimet e stadiumit, i cili do të jetë gati në fillim të sezonit 2023/2024.

Kapaciteti aktual i Anfield është 53,394 vende, ndërsa kur të përfundojë puna do të jetë 61,000.

Liverpool do të shpenzojë rreth 70 milionë euro për rinovimin dhe modernizimin e stadiumit, i cili do të jetë i treti më i madh në Premier League , pas Old Trafford dhe Tottenham Stadium, dhe përpara Emirates të Arsenalit.

Punimet nuk do të ndikojnë në zhvillimin e ndeshjeve dhe tifozët do të jenë në gjendje të shohin skuadrën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco