Southgate befason me listën e Anglisë, thërret mbrojtësit e dëmtuar të United dhe Chelsea

Southgate befason me listën e Anglisë, thërret mbrojtësit e dëmtuar të United dhe Chelsea

09:54, 01/10/2021

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate publikoi listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në Katar, por ajo që befasoi tifozët anglez është fakti se ai ka thirrur dy futbollistë të dëmtuar.

Anglia nuk do të ketë në dispozicion kapitenin e Manchester United Harry Maguier dhe mbrojtësin e djathtë të Liverpool Trent Alexander-Arnold, ndërsa sulmuesi i Aston Villa Ollie Watkins kthehet në ekip pas një mungese të gjatë.

Mirëpo ajo që bie në sy në listën e Southgate është thirrja e dy mbrojtësve të dëmtuar. Bëhet fjalë për futbollistin e Manchester United, Luke Shaw dhe mbrojtësin e Chelsea, Reece James, gjë që e befasoi veçanërisht publikun anglez duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve cilësorë që mund t'i zëvendësojnë pa asnjë problem.

Megjithatë, Southgate beson në rikuperimin e tyre dhe do të jenë gati për ndeshjet kundër Andorrës dhe Hungarisë pas disa ditësh.

Lista e Anglisë:

Portierët: Sam Johnstone (West Bromwich Albion), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal)

Mbrojtësit: Conor Coady (Wolverhampton Wanderers), Reece James (Chelsea), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Fikayo Tomori (AC Milan), Kieran Trippier (Atletico Madrid), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorët: Phil Foden (Manchester City), Jordan Henderson (Liverpool), Jesse Lingard (Manchester United), Mason Mount (Chelsea), Calvin Phillips (Leeds United), Declan Rice (West Ham United)

Sulmuesit: Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Bukayo Saka (Arsenal), Jadon Sancho (Manchester United), Raheem Sterling (Manchester City), Ollie Watkins (Aston Villa)

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco