Himarë, gjendet një zonjë e vdekur prej 3 ditësh, dyshohet se është nëna e peshëngritësit kampion

Himarë, gjendet një zonjë e vdekur prej 3 ditësh, dyshohet se është nëna e peshëngritësit kampion

08:53, 01/10/2021

Në morgun e Sarandës është dërguar një grua e moshuar që ka ndërruar jetë 3-4 ditë para se të zbulohej kufoma e saj. Kufoma u dërgua nga Himara.

Burimet për SYRI TV thanë se gruaja e pajete, e moshuar rreth 75 vjeçe, është gjetur pranë kazanëve të rakisë afër shtëpisë.

Dyshohet se ka 3-4 ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi kishte nisur të dekompozohej.

Zonja dyshohet se është nëna e peshngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë.

Policia tha se vdekja mund të jetë natyrale. "Më datë 30.09.2021,  në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh.,  75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco