VIDEO/ Sërish kaos në stadiumet e Francës, ndërpritet për disa minuta ndeshja e Europa League

VIDEO/ Sërish kaos në stadiumet e Francës, ndërpritet për disa minuta ndeshja e Europa League

08:43, 01/10/2021

Franca vazhdon të dhurojë shfaqje të pazakonta kaosi, si pasojë e veprimeve të tifozëve në tribuna. Ndeshja mes Olimpik Marsejës dhe Gallatasarajit në Ligën e Europës, nuk bëri përjashtim.

Në fundin e pjesës së parë, tifozeritë e dy skuadrave të cilat para ndeshjes kishin qëndruar së bashku, nisën një luftë të mirëfilltë duke gjuajtur njeri-tjetrin me fishekzjarrë. Flakadanët fluturonin nga një tribunë në tjetrën dhe pastaj nisën të vërviteshin edhe ndaj forcave të rendit që u munduan të qetësonin situatën.

Kjo solli përplasje në tribuna si dhe ndërprerjen e ndeshjes për rreth 7 minuta, derisa u vendos qetësia dhe dueli mund të riluhej përsëri.

Ndeshjet e kampionatit francez në këtë sezon janë shoqëruar në mënyrë të pazakonte me ngjarje dhune, me tifozët që kanë hyrë deri në fushë, me raste duke sulmuar edhe lojtarët siç ndodhi në sfidën mes Olimpik Marsejës dhe Onzhe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco