FOTO/ Më i miri i muajit shtator, ‘Premier League’ publikon listën e e pretendentëve për çmimin

FOTO/ Më i miri i muajit shtator, ‘Premier League’ publikon listën e e pretendentëve për çmimin

17:40, 30/09/2021

Premier Liga ka publikuar  listën e lojtarëve të nominuar për çmimin e më të mirit të muajit shtator.

Pjesë e kësaj liste ishin lojtarë si: Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo, Joao Cancelo, Allan Saint-Maximin, Ismaila Sarr dhe Antonio Rudiger.

Lojtari me pjesëmarrjen më të madhe të golave përgjatë këtij muaji është Mohamed Salah, duke u bërë kështu favoriti për ta fituar këtë çmim.

Salah ka realizuar pesë gola e dy asistime gjatë këtij muaji, kurse Cristiano ka realizuar tre gola në tre paraqitje.

Saint-Maximin i Neëcastles ka regjistruar tri asistime dhe dy gola, kurse sulmuesi i Watford, Ismaila Sarr ka realizuar katër gola.

Rudiger ka mbajtur katër herë portën e paprekur, duke shënuar një gol, gjersa Joao Cancelo ka pasur pesë porta të paprekura.

Lista e lojtarëve të nominuar:

1-Joao Cancelo

 2-Cristiano Ronaldo

3-Antonio Rudiger

4-Allan Saint-Maximin

5-Mo Salah

6-Ismaila Sarr

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco