Messi dhe Benzema shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Messi dhe Benzema shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

09:16, 29/09/2021

Karim Benzema dhe Lionel Messi nuk patën një mbrëmje të njëjtë ditën e djeshme. Francezi humbi në shtëpi me Real Madridin kundër Sherif Tiraspol (2-1), ndërsa argjentinasi festoi golin e tij të parë me PSG në fitoren kundër City-t (2-0).

Sidoqoftë, të dy lojtarët ndajnë një rekord që nuk është i parëndësishëm. Teë dy shënuan nga një gol mbrëmjen e djeshme, duke u bërë lojtarët e parë në histori që kanë shënuar të paktën një gol në Ligën e Kampionëve për 17 sezone rresht.

Të dy shënuan golat e tyre të parë në kompeticionin më të fortë Europian në sezonin 2005/06 dhe që atëherë kanë shënuar të paktën një gol në çdo sezon pasues. Monstruoze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco