VIDEO/ Messi e bën ‘sefte’ me PSG-në, shihni supergolin që i shënon Manchester City-t

VIDEO/ Messi e bën ‘sefte’ me PSG-në, shihni supergolin që i shënon Manchester City-t

23:12, 28/09/2021

PSG-ja mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Manchester City-n në supersfidën e Ligës së Kampionëve të luajtur mbrëmjen e sotme.

Geje kaloi në avantazh parisienët vetëm pas 8 minutash lojë duke shtanguar skuadrën e Guardiolës. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të PSG-së, ndërsa në pjesën e dytë erdhi dhe momenti i shumëpritur.

Lionel Mesi gjeti golin e parë me skuadrën franceze duke shënuar një eurogol pas një aksioni personal.

“Pleshti’’ kombinoi bukur me Mbape, duke gjetur trekëndëshin e mbrojtur nga Ederson që nuk kishte asnjë mundësi për ta pritur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco