Lajmi i fundit

U dhunua barbarisht/ Avokati i liderit të opzitës niset drejt Greqisë

Dy futbollistë do të marrin 'Topin e Artë', Messi e Lewandowski favoritë

Dy futbollistë do të marrin 'Topin e Artë', Messi e Lewandowski favoritë

15:12, 28/09/2021

Leo Messi është fitues aktual i këtij çmimi.

Vitin e kaluar nuk u dha çmimi i “Topit të Artë” për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas ‘L’Equipe’, këtë vit do të dhurohen dy topa të artë më 5 dhjetor kur mbahet ceremonia në Paris.

Robert Lewandowski pritet të marrë “Topin e Artë” për vitin 2020, kurse Leo Messi pritet të marrë këtë çmim për vitin 2021.

Do të jetë kjo hera e parë që ndahen dy topa të artë në ceremoninë që do ta organizojë ‘France Football’.

Messi e ka fituar më së shumti herë këtë çmim, gjashtë herë duke lënë pas Cristiano Ronaldon që ka pesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco