Goditje e rëndë për Chelsea-n/ Titullari rezulton pozitiv me Covid, humbet ndeshjen kundër Juventusit dhe Southampton

Goditje e rëndë për Chelsea-n/ Titullari rezulton pozitiv me Covid, humbet ndeshjen kundër Juventusit dhe Southampton

15:40, 28/09/2021

Mesfushori i Chelseat, N'Golo Kante ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel në ndeshjet e ardhshme.

Futbollisti francez rezultoi pozitiv në testet e kryera ditën e sotme, dhe do t’i duhet të qëndrojnë në izolim për dhjetë ditë.

Kjo do të thotë që një nga mesfushorët më të mirë në botë do të mungojë për “Blutë e Londrës” në ndeshjen kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, e cila do të luhet nesër, dhe në sfidën e Premier League kundër Southampton, e cila do të luhet më 2 tetor.

Gjithashtu vihet në pikëpyetje prezenca e tij në kombëtaren franceze më 7 tetor në Ligën e Kombeve kundër Belgjikës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco