Trajneri i Laçit përgëzon Kukësin: Luajti më mirë se ne

Trajneri i Laçit përgëzon Kukësin: Luajti më mirë se ne

20:12, 27/09/2021

Sipas trajnerit të Laçit, Vukicevic, skuadra e tij zhvilloi një ndeshje me dy tablo ndaj Kukësit, duke e pranuar se në përgjithësi ekipi verilindor luajti më mirë se kurbinasit në barazimin 2-2.

“Është ndeshja e tretë që pësojmë dhe ringrihemi. Kundërshtari luajti më mirë se ne, e përgëzoj. Në pjesën e dytë kemi shënuar dy gola, kishim një shtyllë, kishim rast me Zarubicën, Fazliun dhe kishim mundësi të fitonim.

Në qoftë se shikojmë gjithë ndeshjen kundërshtari luajti më mirë se ne. Pa gjak, pa vizion në pjesën e parë, humbëm 45 minuta. Në pjesën e dytë arritëm të kthenim një rezultat 2-0, është gjë e mirë ekipi tregoi që ka karakter”, theksoi tekniku i kurbinasve.

Ndërsa për formën e skuadrës, ai u shpreh: “Jam i lumtur me gjendjen e ekipit, jam i sigurt që rezultatet do të vijnë. Pres një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, pres që gjithçka të shkojë shumë mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco