Ronaldo i imponon menunë e tij kuzhinierit të Manchester United, irritohen shokët e skuadrës

Ronaldo i imponon menunë e tij kuzhinierit të Manchester United, irritohen shokët e skuadrës

18:03, 27/09/2021

Me rikthimin e Cristiano Ronaldos në Manchester shumë gjëra kanë ndryshuar tashmë,dhe jo të gjitha ato gjëra janë pranuar lehtë në klub.

Nënshkrimi i Portugezit pati një ndikim të madh financiar në United, por ai gjithashtu po e bën prezencën e tij në dhomën e zhveshjes, dhe jo të gjithë shokët e tij të skuadrës janë të kënaqur me disa nga ndryshimet që ai po detyron.

Sipas The Sun, Cristiano i ka imponuar menunë e tij kuzhinierit të Manchester United, dhe disa nga pjatat e tij të zgjedhura nuk kanë shkuar mirë me shokët e tij të skuadrës.

"Ai e pëlqen atë dhe funksionon me dietën e tij, por të tjerëve nuk u pëlqen", tha një burim në klub për gazetën.

"Cristiano është shumë i fokusuar dhe kuzhinierët po përpiqen të ndihmojnë".

Një nga pjatat e reja në menu është bacalhau, një pjatë portugeze e merlucit të tharë dhe të kripur me vezë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco