Brahim Diaz: Nuk mendoj për Realin, jam i lumtur në Milano

Brahim Diaz: Nuk mendoj për Realin, jam i lumtur në Milano

17:27, 27/09/2021

Brahim Díaz është i huazuar nga Real Madridi në Milano për dy sezone dhe andaluziani po shkëlqen në ekipin italian. Lojtari ka dhënë një intervistë për gazetën As në të cilën ai ka folur për rikthimin e tij të mundshëm në Real Madrid, diçka për të cilën nuk po mendon tani.

"Unë nuk mendoj për këtë, me të vërtetë. Më pëlqen e tashmja dhe jam shumë i lumtur, dua të vazhdoj të ndihmoj Milanin me gola, asistime dhe mbi të gjitha shumë punë," thotë Brahim i cili flet edhe për Carlo Ancelotti : "Carletto është një trajner i madh dhe një person i veçantë, për atë që e njoha. I jam shumë mirënjohës atij, por tani për tani jam i fokusuar te Milani."

Brahim pranon se është shumë rehat në Milano, ku ishte tashmë në huazim sezonin e kaluar. "Milani është një ekip i madh, ndjeva dashurinë e klubit dhe tifozëve. Isha shumë mirë vitin e kaluar dhe tani jam gjithashtu shumë i lumtur këtu," thotë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco