Mbappe drejt Realit, presidenti ju premton tifozëve se...

Mbappe drejt Realit, presidenti ju premton tifozëve se...

10:51, 27/09/2021

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka përjetuar një të shtunë jo fort të këndshme. Përtej barazimit zhgënjyes të Realit ndaj “nëndetëses së verdhë”, makina me të cilën udhëtonte është përplasur në rrugët e Madridit.

Ndërkohë, Kylian Mbappe vazhdon të mbetet ëndrra e madhe e klubit “mbretëror” që po bën të gjitha lëvizjet për ta sjellë në Madrid verën e ardhshme. “GOL” raporton se në momentin që makina me të cilën udhëtonte presidenti Perez është ndalur për shkak të aksidentit të pësuar, disa tifozë madrilenë janë afruar për ta pyetur nëse do të firmosë apo jo me yllin francez të Parisit.

 

“Zoti presidentit a do të firmosni me Mbappenë?”, raportohet ta ketë pyetur një tifoz numrin një të klubit “merengues”. Përgjigja e Florentinos ka qenë e prerë: “Vitin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Realit”. Kujtojmë se në verë PSG-ja refuzoi 200 milionë euro nga Reali për Mbappenë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco