Një dritë jeshile për Koeman, Barcelona triumfon pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme

Një dritë jeshile për Koeman, Barcelona triumfon pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme

19:04, 26/09/2021

Barcelona arriti më në fund të fitojë dhe të sjellë buzëqeshjen në ekip. Ne sfidën e sotme kundër Levantes, katalanasit arritën të gjenin portën dhe të realizonin tre gola. Në mes të një krize si rrallëherë në dy dekadat e fundit, që ka vënë në dyshim vijimësinë e Ronald Kuman në pankinë, katalanasit kanë gjetur reagimin e duhur për të marrë tri pikë me suksesin 3-0.

Gjithçka ishte e thjeshtë falë edhe golave të shpejtë në fillimin e sfidës. Depaj kaloi para katalanasit që në minutën e 6 të takimit, ndërsa Luk De Jong dyfishoi shifrat kur regjistrohej minuta e 14.

Kjo ia bëri shumë më të thjeshtë lojën Barcelonës e cila kontrolloi plotësisht manovrën dhe e kishte të thjeshtë që të mbante larg katërkëndorit të saj kundërshtarët.

Në fundin e ndeshjes kishte lavdi edhe për Ansu Fati, i cili i kthyer nga dëmtimi, gjeti rrjetën në shtesën e sfidës, për të vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje e për të kthyer Barcelonën në vendin e 5-të, 5 pikë pas Realit kryesues por me një ndeshje më pak të luajtur se madrilenët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco