Allegri i lumtur për fitoren e parë në shtëpi, jep lajmin e keq për...

Allegri i lumtur për fitoren e parë në shtëpi, jep lajmin e keq për...

18:38, 26/09/2021

Juventusi ka arritur fitoren e parë në shtëpi për këtë sezon, kundër Sampdorias me rezultatin 3-2 .

Por lajmi më i keq për bardhezinjtë ishte dëmtimi i Paolo Dibalës i cili do të humbasë dy sfidat e radhës të Juves. Pas ndeshjes, trajneri Maks Alegri kometoi lojën e skuadrës së tij si dhe konfirmoi mungesën e Dibalës në sfidën ndaj Çelsit në Ligën e Kampionëve.

“Morata dhe Dibala nuk do të jenë kundër Çlesit dhe Torinos.Kjo është pjesë e sezonit, sot na ndodhi neve, pastaj mbase më vonë do t’i ndodhë dikujt tjetër. Është pjesë e lojës, duhet të jesh i gatshëm për këto ndodhi dhe do të më mungojnë lojtartë në formën më të mirë. Kulusevski bëri mirë sot, unë do të thoja që ai mund të luajë titullar në sfidat e radhës, në rolin e “mezala”, me shpinë pas porte.

 

Skuadra bëri mirë në fazën mbrojtëse, ne bëmë një gabim në goditjen e këndit te 2-1 dhe në 3-2 e humbëm topin në daljen përpara duke u zënë në befasi. Duhej të shënonim më shumë gola, ta mbyllnim lojën më herët, kishim mundësinë e 4-1 me Bentankur. Por ne jemi të lumtur sepse kemi arritur fitoren e parë në shtëpi , të dytën me radhë dhe tani po përgatitemi me qetësi për ndeshjen ndaj Çelsit”, u shpreh Alegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco