Samir Nasri “var këpucët në gozhdë”, francezi zbulon episodin që i ndryshoi marrëdhënien me futbollin

Samir Nasri “var këpucët në gozhdë”, francezi zbulon episodin që i ndryshoi marrëdhënien me futbollin

15:03, 26/09/2021

Samir Nasri ka vendosur të “var këpucët në gozhdë” në moshën 34 vjeçare. Futbollisti francez ka shpjeguar vendimin e tij në një intervistë të dhënë për JDD.

“Një episod më ka lënduar shumë rëndë dhe ka ndryshuar marrëdhënien time me futbollin: skualifikimi im”, ka thënë Nasri në lidhje me vendimin e UEFA-s që e pezulloi në shkurtin e 2018-ës për shkelje të rregullave antidoping.

“Ai vendim ka qenë shumë i padrejtë sepse nuk kisha marrë asnjë produkt dopues. Ka qenë vetëm një injektim vitaminash sepse ndihesha keq”.

Në lidhje me vitet e fundit të karrierës:

“Jam transferuar tek West Ham, ku ishte një trajner që njihja (Manuel Pellegrini): ka qenë perfekt. Por kam pësuar tre dëmtime radhazi. Më pëlqente të bëhesha trajner dhe doja të mësoja ngai. Por gjërat nuk kanë shkuar siç patashikoj. Më pas, kampionati është ndalur për shkak të Covid.

“Nga këtu ka ardhur vendimi për të thënë mjaft. Nuk doja ta nisja gjithçka nga e para. Nuk më ka tërhequr asnjë mundësi tjetër dhe në Francë mund të kthehem vetëm për Marseille”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco