Juve fiton, vuan dhe kryqëzon gishtat për Dybala-n

Juve fiton, vuan dhe kryqëzon gishtat për Dybala-n

14:39, 26/09/2021

Juventus priti Sampdoria në Stadiumin Allianz në një përpjekje për të arritur fitoren e parë në shtëpi në Serie A.

Takimi nisi në mënyrë perfekte për bardheiznjtë të cilët hapën rezultatin falë golit të Paulo Dybalas (1-0, 10).

Fatkeqësisht i dëmtuar, La Joya-s iu desh të linte fushën e lojës në lot dhjetë minuta më vonë. Leonardo Bonucci u ktheu një buzëqeshje tifozëve të Juventusinit pak para përfundimit të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë (2-0, 43). Juve mendoi se 45 minutat e para ishin mbyllur, por Maya Yoshida ngushtoi shifrat (2-1, 44 ').

Por, djemtë e Massimiliano Allegrit e nisën vrrullshëm pjesën e dyte dhe  Manuel Locatelli, i shërbyer mirë nga Dejan Kulusevski , shtyu topin në portën e boshatisur (3-1, 57).

Megjithatë, torinezët ndenjën në ankth deri në fund të ndeshjes pasi Antonio Candreva shënoi për dorjanët duke ngushtuar rezultatin (3-2, 83). Ndeshja u mbyll 3-2. Juve regjistroi fitoren e tyre të dytë në kampionat dhe fitoi njëfarë besimi përpara ndeshjes ndaj Chelsea në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Me këtë sukses Juventusi ngjitet në vendin e 9 në kuotën e 8 pikëve, ndërsa  sa i përket gjeneozëve, ata humbën një vend në renditje ( 14 -tët).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco