VIDEO/ Goditje e rëndë për Juventusin, Dybala largohet nga fusha në lot

VIDEO/ Goditje e rëndë për Juventusin, Dybala largohet nga fusha në lot

13:27, 26/09/2021

Nga gëzimi në dekurajim. Probleme për Paulo Dybalan në ndeshjen Juventus –Sampdoria, e cila po fitohet nga bardhezinjtë me rezultatin 2-1.

Sulmuesi argjentinas ishte autor  i golit të avantazhit për torinezët në minutën e 10 -të me një gjysmë- roveshatë.

Mirëpo, pas golit gjërat shkuan keq për Dybalan, të cilit iu desh të linte fushën e lojës për shkak të një dëmtimi muskulor në minutën e 21-të.

I përlotur në dalje të fushës, argjentinasi ia la vendin Dejan Kulusevski. Një goditje e rëndë për bardhezinjtë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco