Joshua i mundur fitoi tre herë më shumë se Usyk, dështon dueli për 235 milionë euro

Joshua i mundur fitoi tre herë më shumë se Usyk, dështon dueli për 235 milionë euro

13:18, 26/09/2021

Boksieri britanik Anthony Joshua ka  më shumë sesa kampioni i ri i botës Oleksandr Uysk nga disfata e mbrëmshme, raportoi portali Total Sportal.

Kështu, Joshua arkëtoi rreth 17.5 milionë euro, ndërsa Usyk tre herë më pak, ose rreth 6 milionë euro.

Fitorja e Usyk në spektaklin e boksit në stadiumin Tottenham në Londër para 70,000 anglezëve është temë kryesore ditën e sotme në botën e sporti

Ukrainasi mposhti luftëtarin vendas në një duel spektakolar, të cilin e dominoi shumicën e kohës.

Kujtojmë, humbja e Joshua e komplikoi situatën në krye të kategorisë së peshave të rënda sepse lufta e shumëpritur midis Anthony dhe Tyson Fury për bashkimin e titujve nuk mund të zhvillohet.

Të dy, sipas Daily Mail, planifikuan një super-luftë vitin e ardhshëm nga e cila do të do të fitonin rreth 235 milionë euro (paratë do të shpërndaheshin mes dy boksierëve), por gjithçka dështoi me fitoren e mbrëmshme të Usyk.

Nëse Usyk dominon dhe në ndeshjen e revanshit, ëndrra për një përplasje midis Joshua dhe Fury, i cili do të mbrojë titujt e versioneve WBC dhe The Ring në përplasjen e tretë kundër Deontay Ëilder, do të shkatërrohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco