Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

VIDEO/ Gjesti i bukur, trajneri grek i rregullon flamurin shqiptar Florian Markut

VIDEO/ Gjesti i bukur, trajneri grek i rregullon flamurin shqiptar Florian Markut

12:36, 26/09/2021

Boksieri shqiptar  Florian Marku fitoi titullin kampion bote në kategorinë e peshave veler në federatën IBF, pasi mposhti ukrainasin Maxim Prodan mbrëmë në një duel boksi, i cili zhvillohej në stadiumin e Tottenham në Londër.

Marku triumfoi  me vendimin unanim të gjyqtarëve pas 10  raundeve të duelit, gjë që nuk është befasi pasi shqiptari e dominoi ndeshjen ndaj Prodan.

Teksa pas duelit të tij ndodhi një gjest i mrekullueshëm teksa Florian Marku po fliste në një intervistë të lançuar menjëherë pas fitores.

Trajneri i tij, greku Jorgos Armagos i ka rregulluar mirë flamurin shqiptar, boksierit kuqezi teksa e mbante mbi shpinë së bashku me titullin kampion. Një gjest i mrekullueshëm nga trajneri  grek i cili tregoi profesionalizmin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco