Shitësi i kajsive që ëndërronte futbollin sot kampioni i ri i botës në boks

Shitësi i kajsive që ëndërronte futbollin sot kampioni i ri i botës në boks

10:52, 26/09/2021

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk fitoi titullin kampion bote në kategorinë e peshave të rënda, pasi mposhti britanikun Anthony Joshua mbrëmë në duelin kryesor të një spektakli boksi të mbajtur para 70,000 spektatorëve në stadiumin Tottenham në Londër.

Usyk fitoi me vendimin unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve të duelit, gjë që nuk është befasi pasi ukrainasi e dominoi plotësisht ndeshjan ndaj Joshua –s dhe në raundin e fundit boksieri ukrainas pati një shans për të nokautuar britanikun.

Por kush është Oleksandr Usyk? Deri në moshën 15 vjeç, Usyk luajti futboll në akademitë e Tavriya, ekipi lokal i qytetit. Sidoqoftë, kostoja për prindërit e tij ishte e papërballueshme në futboll dhe kështu në vitin 2002 ai veshi doreza boksi për herë të parë.

Për shkak se ai vinte nga një familje e varfër, Usyk bëri shumë punë për të kontribuar në të ardhurat e familjes. Ai punoi në një fermë, duke mbledhur dhe shitur kajsi, si dhe akullore në tregje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco