Kampion bote në IBF, Marku flet pas triumfit: Kam sakrifikuar gjithë jetën, titullin ia dedikoj...

Kampion bote në IBF, Marku flet pas triumfit: Kam sakrifikuar gjithë jetën, titullin ia dedikoj...

10:06, 26/09/2021

Boksieri shqiptar Florian Marku u shpall Kampion Bote në ndeshjen e peshave velter përballë ukrainasit Maksim Prodan.

Pas duelit, Marku dha një intervistë për “DAZN” , ku u shpreh se ky titull është vetëm fillimi dhe se këtë sukses ia dedikon gruas së tij e cila është shtatzënë dhe familjes.

“Prondan, ishte një kundërshtar i vështirë, i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij. Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi ndaj mbaja distancën. Nuk mund ta gjuaja lehtë, prandaj qëndroja në distancë. Nëse gjuajtja për KO do të vinte, do të vinte.

Mesazhi im? Me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri këtu dhe të gjithë më nënvlerësonin duke thënë që jam një kikbokser dhe më shihni ku arrita.

E shihni këtë brez, ky është fillimi për gjithçka, njerëzit nuk e dinë por kam sakrifikuar gjithë jetën. Gruaja ime është shtatzënë dhe po pres fëmijën e parë. Ndaj jam i shumë i gëzuar. Këtë titull ia dedikoj as dhe familjes sime. Do t’ua bëj jetën e tyre më të mirë me këto tituj”, deklaroi kampioni i botës në kategorinë IBF.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco