U shpall kampion bote në kategorinë IBF, ja ku renditet Florian Marku në klasifikimin e përgjithshëm

U shpall kampion bote në kategorinë IBF, ja ku renditet Florian Marku në klasifikimin e përgjithshëm

09:27, 26/09/2021

“Jam i ri këtu dhe të gjithë më nënvlerësonin duke thënë që jam një kikbokser dhe më shihni ku arrita.” Florian Marku arriti një sukses historik mbrëmjen e djeshme duke fituar titullin kampion bote në kategorinë IBF, pasi mposhti boksierin ukrainas, Maxim Prodan.

Ky sukses e ka kthyer tashmë boksierin shqiptar në një kandidat për t’u ndeshur me emrat të cilët garojnë për majat e klasifikimit botëror.

Edhe pse me një rekord të admirueshëm deri tani, me 9 fitore e një barazim, Marku është ende në hapat e tij të parë të karrierës e kësisoj, boksieri shqiptar vazhdon të ngjitë shkallët në renditjet e peshës velter në të cilën duelon. Suksesi ndaj Prodan i dha mundësinë atij të bënte një hov të rëndësishëm, pikërisht për faktin se tani mban nja nga brezat e IBF, edhe pse nga ata që cilësohen si minorë.

Para duelit, Marku gjendej në vendin e 135 të renditjes botërore sipas “Boxrec”, portal prestigjioz i cili bën renditjet e kombinuara mes boksierëve që garojnë në federata të ndryshme. Suksesi i ka dhënë atij pikë shumë të rëndësishme dhe tani e sheh veten në kuotën e 5,137 pikëve, në vendin e 67 në renditjen e përgjithshme botërore. Një kapërcim prej 68 vendesh në renditje, që tregon se sa rëndësi kishte ky brez i fituar sot, edhe pse është ende larg kreut, ndërsa tani emrat që ka më lart janë të gjithë boksierë të sprovuar ose talente premtues si Marku që nuk kanë pësuar ende humbje në ringun protagonist.

Image

Renditja botërore e përgjithshme e “Boxrec” për peshën velter sheh në vendin e parë amerikanin Errol Spens Xhunior me 453,4 pikë, i ndjekur nga një tjetër amerikan, Terens Krouford me 337,1 pikë si dhe kubanezi Jordenis Ugas me 222,1 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco