Luftëtari i MMA ndërron jetë tragjikisht pas lëndimeve që pësoi në një ndeshje

Luftëtari i MMA ndërron jetë tragjikisht pas lëndimeve që pësoi në një ndeshje

11:18, 25/09/2021

Luftëtari i ri brazilian i MMA Lucas Gabriel Peres ka ndërruar jetë në moshën vetëm 22 vjeç pas lëndimeve që pësoi në një ndeshje në fillim të këtij muaji.

Peres u shtrua menjëherë në spital pasi ankohej për dhimbje koke, por humbi betejën më të rëndësishme, atë me jetën.

Sipas gazetës braziliane Globo, organizatorët e ngjarjes ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me familjen Perez, por nuk u përgjigjën pas kësaj ngjarje tragjike që tronditi vendin.

Instituti i Drejtësisë Mjekësore po heton shkaqet e vdekjes së të riut, dhe certifikata e tij e vdekjes thotë se pësoi një traumë në kokë.

Karriera e Perez praktikisht sapo kishte nisur, pasi kishte luftuar vetëm një herë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco