Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Sonte zhvillohet dueli i shumëpritur, Maxim Prodan – Florian Marku -  Bokseri shqiptar shihet favorit

Sonte zhvillohet dueli i shumëpritur, Maxim Prodan – Florian Marku - Bokseri shqiptar shihet favorit

10:54, 25/09/2021

Florian Marku zhvillon ditën e sotme duelin më të rëndësishëm në karrierën si boksier profesionist.

Boksieri shqiptar përballet me ukrainasin Maksim Prodan në duelin e peshave të mesme që vlen titullin kampion në federatën IBFI.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin e Totenhemit në Londër, teksa eventi do të kulmojë me kryendeshjen Joshua-Usyk.

Ditën e djeshme, Marku dhe rivali i tij bënë edhe peshimin, ku fillimisht pati një alarm se 28-vjeçari shqiptar ishte mbi peshë, por që më pas vetë boksieri sqaroi se gjithçka ishte në rregull. Pas peshimit, luftëtari shqiptar ka postuar një video speciale në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, teksa shkruan:

“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën. Nesër (sot) është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet. Veç Zoti e di sa kam punuar për këto ditë, tani është fillimi dhe titulli i parë për mua në boks”, shkruan Florian Marku.

Kujtojmë që ceremonia e ndeshjeve fillon në orën 20:00, ndërsa për t’u veçuar janë kuotat në baste. Ndonëse do të ketë përballë një kundërshtar që mban titullin dhe që ka një bilanc prej 19 fitoresh dhe vetëm 1 barazimi, suksesi i Florian Markut konsiderohet si formalitet nga kompanitë e basteve, të cilat e kuotojnë me koeficientin 1.15. Fitorja e Prodanit jepet me koeficient 6.25, ndërsa barazimi 29.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

fadil ziberi25/09/2021 17:26

Urime marku

Shto koment

Denonco