Teuta e Martinit me dy mungesa të sigurta,  Shkëmbi ndryshon skemën e Dinamos

Teuta e Martinit me dy mungesa të sigurta, Shkëmbi ndryshon skemën e Dinamos

10:07, 25/09/2021

Ditën e sotme, në stadiumin “ Arena Egnatia” luhet një nga supersfidat e javës së 3-të në Kategorinë Superiore.

Teuta e Edi Martinit sfidon Dinamon e Blendi Shkëmbit, në një ndeshje që premton mjaft spektakël.

Trajneri shkodran ka një mungesë të sigurt sot në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Bllagoja Todorovski, i cili u ndëshkua me të kuq ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetër, edhe në këtë takim nuk do të jetë i gatshëm Lorenco Vila, i cili pavarësisht bashkimit me grupin në stërvitje, ende nuk mund të përdoret nga Martini.

Në dyshim është sulmuesi Sebino Plaku, i cili ka pasur një kontraktim në kofshë dhe do të shikohet deri në momentet e fundit gjendja e tij për të vendosur nëse do të luajë.

Në formacion rikthehet serbi Ivanoviç, ndërsa nga minuta e parë do të luajë edhe mbrojtësi i djathtë, Hektor Idrizaj.

Trajneri Bledi Shkëmbi ka dhënë udhëzimet e fundit për ndeshjen me Teutën. Këtë herë ai ka menduar për një skemë ndryshe, me dy sulmues nga minuta e parë.

Në dy ndeshjet e para, me Kastriotin dhe Laçin, Dinamo ka luajtur 4-2-3-1, me Çinedunë në majë të sulmit, ndërsa sot pritet që afrikani të ketë në krah edhe Skukën.

Prapa kësaj dysheje do të jetë kapiteni Agim Ibraimi, ndërsa treshja e mesfushës, me shumë mundësi do të përbëhet nga Sidibe, Demiri dhe Samake.

Mbrojtja nuk ndryshon me katërshen Siljanovski, Sofranaku, Imami dhe Isaevski. Me këtë skemë, Gavazaj dhe Mihana pritet që ta nisin nga stoli. Gjithsesi, deri në momentet e fundit Shkëmbi mund të ndërrojë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco