Nisin 'shkëndijat' e para midis trajnerëve të skuadrave 'big', Solskjaer fajëson Klopp për penalltitë e padhëna

Nisin 'shkëndijat' e para midis trajnerëve të skuadrave 'big', Solskjaer fajëson Klopp për penalltitë e padhëna

08:25, 25/09/2021

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka fajësuar Jurgen Klopp për penalltitë e padhëna në favor të “Djajve të Kuq”.

Në fillim të sezonit të kaluar, United ishte mbajtësi absolut i rekordeve për numrin e penalltive të dhëna në favor të tyre, por situata ka ndryshuar dhe gjyqtarët gjithnjë e më pak po tregojnë pikën e bardh.

Eksperti norvegjez fajësoi teknikun e Liverpool, Jurgen Klopp në lidhje me këtë situatë. Në janar, gjermani kritikoi publikisht gjyqtarët për numrin e penalltive të dhëna në favor të United.

"Ne thjesht shpresojmë se do të marrim atë që meritojmë. Duhet të na ishin dhënë tre penallti në dy ndeshjet e fundit. Një menaxher shprehu shqetësim vitin e kaluar sepse na japin penallti dhe pas kësaj po na japin gjithnjë e më pak," tha Solskjaer.

Norvegjezi thotë se gjërat kanë ndryshuar padyshim që nga deklarata e Klopp.

"Sigurisht, kam parë një ndryshim të madh që atëherë. Megjithatë, duhet t'ia lëmë gjyqtarëve dhe të shpresojmë që të marrin vendimet e duhura," shtoi norvegjezi.

Meqenëse trajnerët e Premier League janë të ndaluar të flasin për gjyqtarët në konferencat për shtyp para ndeshjes, FA (Federata Angleze e Futbollit) do të shqyrtojë këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco