Roma e Mourinho-s kthehet tek fitorja, mund Udinese-n në 'Olimpico'

Roma e Mourinho-s kthehet tek fitorja, mund Udinese-n në 'Olimpico'

23:00, 23/09/2021

Autor të një fillimi të shkëlqyer të sezonit me gjashtë fitore radhazi (në po aq ndeshje), në të gjitha kompeticionet, Roma ishte ndalur në javën e 4-rt të Seria A nga Verona (2-3). Në shtëpi, kundër Udineses, djemtë e Jose Mourinhos kërkonin të ktheheshin sërish tek fitorja

Falë një goli të shënuar nga Tammy Abraham, i dyti në kampioant, verdhekuqtë arritën një fitore të çmuar.

Në renditjen , Roma mban vendin e katërt, ndërsa Udinese zbriti një vend më poshtë (e 10 -ta). Për kujtesë, Napoli mposhti lehtë Sampdoria-n (4-0), ndërsa Lazio u ndal nga Torino në barazim 1-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco