Shqipëri-Poloni, dalin në shitje biletat. Ja çmimet...

Shqipëri-Poloni, dalin në shitje biletat. Ja çmimet...

21:29, 23/09/2021

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, Shqipëri- Poloni, përballje e cila do të zhvillohet në datën  12 tetor ora 20:45. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “ Air Albania”, Tiranë.

Kapaciteti do të vazhdojë të jetë 30% sipas masave të marra nga qeveria për rregullat anti-covid, ndërsa interesi pritet t’i jetë i madh pasi lufta për vendin e dytë sa vjen e bëhet më e fortë. Çmimet e biletave do të variojnë nga 10 mijë lek të vjetra deri në 180 mijë lekë në tribunën VIP.

Image

Kujtojmë që në muajin tetor, Shqipëria do të luaj edhe ndaj Hungarisë në transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco