Volejbollistët afganë po fshihen nga talebanët, njëri prej të tyre u vra muajin e kaluar

Volejbollistët afganë po fshihen nga talebanët, njëri prej të tyre u vra muajin e kaluar

20:09, 23/09/2021

Ekipi kombëtar i volejbollit në Afganistan po fshihet nga talebanët dhe njëri prej tyre u vra muajin e kaluar, bënë të ditur dy ish-anëtaret e ekipit në një deklaratë për BBC.

Gati 30 lojtarë shpresojnë të largohen nga Afganistani, duke thënë se kanë frikë për jetën e tyre.

Një pjesë e ekipit u zhvendos midis provincave për të mos u gjetur nga talebanët pasi një grup militant mori kontrollin e Afganistanit muajin e kaluar.

Zahra Fayazi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar rreth një muaj më parë pasi u largua nga vendi i saj. Ajo luajti për ekipin afgan të volejbollit të femrave për shtatë vjet para se të kalonte në pozicionin e trajnerit.

Zahra i tha BBC se një nga lojtarët u vra, por aktualisht nuk ka më shumë detaje në lidhje me rastin.

"Ne nuk duam që kjo të ndodhë me atletët e tjerë," tha ajo.

Zahra është ende në kontakt me ish -shokët e saj të skuadrës, shumë prej të cilëve janë në lëvizje duke u përpjekur të largohen nga vendi.

"Lojtarët tanë që jetonin në provinca duhej të linin shtëpitë e tyre dhe të fshiheshin në vende të ndryshme," tha ajo dhe vazhdoi:

"Ata madje dogjën veshjet e tyre sportive për të shpëtuar veten dhe familjen. Nuk donin të mbanin asgjë në lidhje me sportin. Ishin të frikësuar."

Ajo shpjegoi se femrat që luajnë sport dhe jetojnë në krahinë marrin vazhdimisht kërcënime nga të afërmit dhe anëtarët e familjes që janë vetë talibanë ose ndjekës talebanë.

"Talibanët u kanë kërkuar familjeve të lojtarëve tanë që t'i ndalojnë vajzat e tyre të luajnë sport, përndryshe do të përballen me dhunë të përmasave të pashembullt."

Volejbolli ka qenë një nga sportet më të njohura në Afganistan për dekada të tëra.

Ekipi i parë kombëtar i femrave u themelua rreth katër dekada më parë, por u shpërbë gjatë sundimit të parë taleban nga 1996 në 2001. Ekipi u ri-formua pasi talebanët u përmbysën pas pushtimit amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco