Joan Laporta tenton të kthejë Pep Guardiolan në 'Camp Nou'

Joan Laporta tenton të kthejë Pep Guardiolan në 'Camp Nou'

18:14, 23/09/2021

Joan Laporta po përpiqet të kthej në realitet, ëndrrën e tifozëve të Barcelonës.

Sipas medieve spanjolle, presidenti i katalanasve po tenton të kthej në “Camp Nou”, Pep Guardiolën, i cili arriti të ndërtonte një nga ekipet më spektakolare të futbollit të dekadave të fundit nën drejtimin e pankinës së blaugranëve.

Kriza në klub është e dukshme dhe për të ngjallur disi atmosferën pas kaosit financiar, mungesës së rezultateve dhe largimit të Mesit, duhet një goditje e madhe. Laporta mendon se kthimi i Guardiolës është pikërisht “ilaçi” i duhur për të kthyer përsëri entuziazmin në Katalonjë dhe sipas “El Nacional” ka kontaktuar teknikun.

Nëse Guardiola nuk do të dëshironte të bëhej trajner, atëherë ai do të kishte mundësinë të zgjidhte një detyrë në stafin e katalanasve, si këshilltar i presidentit apo drejtor sportiv, për të ndërtuar nga e para një klub i cili duket sikur është shumë vite larg atij që la trajneri kur u largua më shumë se një dekadë më parë.

Kontrata e Guardiolës me Mançester Sitin përfundon në vitin 2023 dhe trajneri ka bërë të qartë se nuk do të rinovojë marrëveshjen. Por Laporta shpreson që trajneri të largohet nga Anglia një vit më parë, që në verën e ardhshme, për t’u kthyer në klubin ku mori famë si lojtar e si trajner.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco