Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Ministri Vitia e ka një lajm të mirë për tifozët kosovarë

Ministri Vitia e ka një lajm të mirë për tifozët kosovarë

17:43, 23/09/2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nga dita e hënë ( 27 shtator) do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.

Vitia tha se duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar, atëherë një pjesë e masave do të jenë në ketë drejtim, shkruan Syri.net Kosova.

Vitia ka treguar se aktivitetet  sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 përqind të kapaciteteve, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen.

Situata ndryshon për aktivitetet në ambientet e jashtme.

Nga e hëna në ambientet e jashtme do kenë të drejtë të futen deri në 30 përqind të kapacitetit të stadiumeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco