VIDEO/ 'Mos qëndro ashtu si ‘gangster’ para meje', shpërthen sherri mes Markut dhe kundërshtarit të tij

VIDEO/ 'Mos qëndro ashtu si ‘gangster’ para meje', shpërthen sherri mes Markut dhe kundërshtarit të tij

17:26, 23/09/2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të përballet të shtunën me Maxim Prodan për titullin ndërkombëtar të peshës së mesme IBF.

Në prag të këtij dueli, të dy boksierët kanë dal në konferencën për shtyp për mediat. Mirëpo përpara se të niste konferenca një incident ka ndodhur mes të kundërshtarëve.

Në një video të publikuar nga Florian Marku, shihet ky i fundit teksa e kap për fyti kundërshtarin e tij.

Më pas Marku ka shpërthyer, duke e ofenduar kundërshtarin e tij me fjalë të rënda, ai e paralajmëroi që do ta mposhtë atë në përballjen e fundjavës në “Tottenham Stadium”.

Marku reagoi me zemërim, duke thënë: “Këtu është Shqipëri dhe Angli e jo Ukrainë. Ne mund të luftojmë këtu nëse do? Le të luftojmë këtu copë m***. Mos qëndro ashtu si ‘gangster’ para meje. Eja!”. Sigurimi më pas ndërhyri për ta larguar Markun pasi ai ishte ngritur nga vendi i tij dhe ishte zhvendosur drejt Prodanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco