VIDEO/ Fantastik Endri Çekiçi, realizon gol spektakolar në Turqi

VIDEO/ Fantastik Endri Çekiçi, realizon gol spektakolar në Turqi

17:00, 23/09/2021

Endri Çekiçi ka realizuar një gol mjaft të bukur në kampionatin turk. Ky ishte goli i dytë e mesfushorit pogradecar me fanellën e Koniaspor. Futbollisti shqiptar shënoi ndeshjen e skuadrës së tij kundër Trabzonsporit.

Në minutën e 20 të sfidës, pas një harkimi nga e djathta, Çekiçi u koordinua mjeshtërisht dhe me një gjysmë–roveshatë dërgoi sferën në rrjetë.

Një gjuajtje e shkëlqyer e cila për fat nuk u devijua nga Çikalleshi para tij dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë barazimin e përkohshëm 1-1 ekipit të Koniaspor, i cili në këtë edicion ka synime për të luftuar për një vend në Kupat e Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco