Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Provokimi që 'ndezi' gjakrat: Mbappe përplaset me portierin e Metz

VIDEO/ Provokimi që 'ndezi' gjakrat: Mbappe përplaset me portierin e Metz

16:24, 23/09/2021

Goli fitues i PSG-së në ndeshjen kundër Metz, i cili u shënua në minutën e 94, shkaktoi tensione të mëdha në fushë, dhe pas provokimit që Kylian Mbappe i bëri portierit kundërshtar Alexander Oukid, pati një përplasje në të cilën  mori pjesë edhe braziliani Neymar.

Mbappe i hodhi diçka Oukidji-t gjatë festimit të golit të ekipit të tij. Pas provokimit që Mbappe i bëri portierit kundërshtar, ky i fundit vrapoi nga pas tij dhe pasi arriti tek të gjithë lojtarët e PSG –së, u përpoq të konfrontohej me të.

Pasi Oukidja arriti te lojtari i PSG -së, Neymar ndërhyri dhe iu afrua portierit të Metz dhe e shtyu, duke e rrëzuar në fushë, dhe në fund pati një rrëmujë, të cilën gjyqtari arriti zgjidhë.

Ai vendosi t'i tregojë portierit të Metz dhe Neymar kartonin e verdhë.

Për PSG, kjo është fitorja e shtatë këtë sezon në të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura, dhe ata aktualisht kanë shtatë pikë më shumë se Marseille, e cila është në vendin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco