Celtic, shkëlqen Rocco Vata, djali i ish-kapitenit kuqezi Rudi

Celtic, shkëlqen Rocco Vata, djali i ish-kapitenit kuqezi Rudi

15:33, 23/09/2021

Një numër talentesh të rinj nga radhët e akademisë kanë ngjallur shpresa për rikthim në ditët e bukura te tifozët e klubit skocez Celtic. Midis tyre është edhe 15-vjeçari Rocco Vata, djali i ish-lojtarit të Celtic dhe ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata.

Rocco ishte një nga autorët e golave në fitoren 10-0 në ndeshjen e fundit, kundër Vale.

Djaloshi i ri shfaq cilësi përtej moshës që ka, ndërkohë që luan rregullisht edhe me kombëtaren e moshës të Republikës së Irlandës. Ai është një sulmues krahu dinamik dhe bazuar në vetitë që shfaq pritet të bëhet një Dembele i ri për Celtic.

Pasi shënoi me një gjuajtje të fuqishme kundër Berwick, gazetari Owen Brown shkroi: ‘Vata, në krahun e djathtë, ishte disi më i drejtpërdrejtë, i shpejtë dhe kërcënim goli’.

Të gjitha këto atribute u vunë re ku luajti me skuadrën e 18-vjeçarëve të Celtic kundër East Fife në Kupën e Skocisë për të rinj.

Vata kaloi me lehtësi markuesin e parë, më pas mposhti një tjetër mbrojtës dhe vërshoi drejt fundores para se të pasonte në anën e shtyllës së largët topin që më pas përfundoi në rrjetë. Me atë aksion, 15-vjeçari tregoi se pse ka kaq shumë vëmendje e shpresë rreth tij.

Ai është jashtëzakonisht i shpejtë dhe mund ta mbajë larg mbrojtësin falë forcës brutale. Nëse vazhdon me këto paraqitje, mund të thirret në skuadrën e parë në një të ardhme të afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco