Tenton të godasë kundërshtarin në konferencë për shtyp, Marku: ‘Tipa si ky ne i dërgojmë për të blerë gjëra në dyqan’

Tenton të godasë kundërshtarin në konferencë për shtyp, Marku: ‘Tipa si ky ne i dërgojmë për të blerë gjëra në dyqan’

15:20, 23/09/2021

Boksieri shqiptar Florian Marku në prag përballje me kundërshtarin nga ukraina ka humbur qetësinë në konferencën për shtyp, pasi ka tentuar ta godasë kundërshtarin. Ky i fundit e ka provokuar shqiptarin duke deklaruar se ka bërë gabim që ka pranuar përballjen, ndërsa për Markun kjo është mundësia për titullin e parë në karrierë.

Të shtunën në stadiumin e Tottenham me afërsisht 70 mijë tifozë boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet me ukrainasin Maxim Prodan, me këtë të fundit që është edhe mbajtësi i titullit IBF në kategorinë Welterweight. Në rast fitoreje për shqiptarin do të jetë titulli i parë në karrierë në sportin e boksit, por në konferencën për shtyp kundërshtari është munduar ta provokojë:

“Ky flet shumë dhe nuk ia ka idenë se çfarë është boksi. Duhet të mbajë me vete ndonjë armë nëse pretendon të më rrah mua. Do t’ia tregoj të shtunën se ka bërë gabim që pranoi të ndeshej,”-u shpreh Prodan.

Ndërkohë Marku në një moment nuk i ka mbajtur dot nervat në konferencë për shtyp dhe është ngritur ta godasë kundërshtarin, por është ndalur nga rojet e sigurisë. Më pas për Prodan shqiptari deklaroi:

“Tipa si Prodan në Shqipëri ne i dërgojmë të blejnë gjëra në dyqan. Betohem në zot se kam pritur me padurim këtë rast dhe do t’u tregoj të gjithëve me grushtat e mi se Prodan e ka gabim. Nuk do të lejoj askënd që ta marrë këtë moment nga unë. Jam 100% i sigurtë se do ta mposht ne nokaut”- u shpreh Marku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco