VIDEO/ E pazakontë, qeni 'driblon' me lojtarin në fushë

VIDEO/ E pazakontë, qeni 'driblon' me lojtarin në fushë

14:23, 23/09/2021

Në sfidën e Premier Ligës boshnjake midis Slobodës dhe Posusjes e cila përfundoi në barazim 1-1, e vlefshme për javën e 10-të, ka ndodhur diçka pazakontë.

Në minutën e 2-të të takimit një qen ka hyrë në brendësi të fushës dhe ka shkuar në drejtim të topit për ta kapur dhe luajtur me të.

Ndërkohë që një futbollist mundohej që ta kapte topin nuk mundi dot pasi qeni e “dribloi” lojtarin.

Në Premier Ligën boshnjake, Sloboda renditet në vendin e 4 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Posusje klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 7 pikëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco