Zëvendësuesi i Koeman te Barcelona?! Roberto Martinez sqaron gjithçka

Zëvendësuesi i Koeman te Barcelona?! Roberto Martinez sqaron gjithçka

10:20, 23/09/2021

Roberto Martinez, trajneri aktual i Belgjikës, është një nga kandidatët për stolin e Barcelonës, nëse shkarkohet Ronald Koeman.

Holandezi është gjithnjë e më shumë në dyshim. Martinez foli për “Eurosport” dhe shoi çdo dilemë mbi këtë çështje.

“Siç mund ta imagjinoni nuk ka asgjë, në të vërtetë asgjë, që të mund të komentoj”, tha Martinez.

Ai shtoi: “Natyrisht, gjithmonë ka zëra dhe gjithmonë do të ketë. Kjo është normale në futboll. Kur humbisni tri ndeshje, thashethemet thonë se do të humbni edhe punën tuaj. Kur gjërat shkojnë mirë, kur merrni rezultate të mira, jeni mbreti. Sidoqoftë, nuk ka asgjë për të komentuar nga ana ime në këtë moment”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco