Timo Werner: ‘Ndihem mirë kur dëgjoj njerëzit të këndojnë emrin tim’

Timo Werner: ‘Ndihem mirë kur dëgjoj njerëzit të këndojnë emrin tim’

09:34, 23/09/2021

Sulmuesi gjerman, Timo Werner shënoi golin e vetëm të Chelseat në minutën e 54-të, duke bërë që tifozët vendas të këndojnë emrin e tij në festim.

Shpesh i kritikuar për përpjekjet e tij para portës, Werner pranoi se sa e veçantë ishte të dëgjoje tifozët që e nderonin atë pas golit të tij në pjesën e dytë.

“Ndihem mirë kur dëgjoj njerëzit të këndojnë emrin tim. Është mirë të kthehem në listën e golashënuesve, natyrisht.

“Ne kishim nevojë për të vazhduar me fitore dhe për të hyrë në raundin tjetër të Kupës Carabao dhe ne jemi të kënaqur me lojën.

“Një gol hap lojën, pjesa e parë, të dy ekipet ishin pasive dhe luftuan me të gjitha ndryshimet e tyre. Unë mendoj se kur shënuam në pjesën e dytë ishim nën një presion të madh dhe humbëm kontrollin, shkuam në 1-1 dhe pas kësaj ne treguam një reagim të mirë. Ne donim të fitonim në 90 minuta dhe ishim me fat që fituam në penallti.”

I pyetur pse nuk e mori një penallti në goditjen vendimtare, Werner u përgjigj: “Para së gjithash, kisha dhimbje në këmbën time dhe nuk mund të dilja jashtë. Kur keni lojtarë të aftë në fushë, është më mirë të gjuajnë të tjerët”, përfundoi sulmuesi gjerman.

“Blutë” do të përballen me Southampton në shtëpi në raundin e katërt të Kupës Carabao, gjersa londinezët tani i pret sfida me Manchester City të shtunën në një përplasje me kampionët e Ligës Premier, dhe më pas do të kthejnë fokusin e tyre drejt një udhëtimi në Juventus të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco