Ancelotti: Ishim agresivë në lojë, ky është ekipi që dua

Ancelotti: Ishim agresivë në lojë, ky është ekipi që dua

09:45, 23/09/2021

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ancelotti në një deklaratë për shtyp foli mbi fitoren 6-1 të ekipit të tij ndaj Majorkës nuk i ka kursyer përgëzimet për lojtarët.

 “Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, kemi qenë agresivë duke mos i dhënë mundësi Majorkës. Ua kam bërë të qartë lojtarëve se dua një ekip agresiv dhe me sa shoh jemi kuptuar si duhet.

Jam shumë i kënaqur me rrotacionin. Mund të them se ishte një mbrëmje ideale në çdo drejtim. Ky është dhe një sinjal mjaft i mirë për të gjithë ekipin, të gjithë janë gati të japin kontributin e tyre.

Do të ketë vend për të gjithë, pasi kalendari është shumë i ngjeshur.

Asensio? Ne i dimë aftësitë e tij duke luajtur më përpara është ‘vrasës’. Tani shkojmë të qetë në ndeshjen e radhës”, – ka thënë Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco